Futbollisti Olt Sveçla largohet nga radhët e Flamurtarit të Prishtinës.
Sveçla nuk e kishte të lehtë të ndahet me klubin që kaloi vitet më të mira, për çka i është mirënjohës dhe së shpejti do të vendos për të ardhmen e tij.
“Pas më shumë se dhjetë viteve erdhi momenti me i nda rrugët me klubin ku i mora hapat e parë si futbollist.
Prej sot nuk jam më futbollist i KF Flamurtari.
Suksese për klubin kuqezi, që do të mbetët gjithmonë dashuria ime e parë.
Tani jam futbollist i lirë dhe për angazhimin tim në sezonin e ardhshme do të ju njoftoj në ditët në vazhdim”, njofton Sveçla.