Futbollisti Iljasa Zylfiu është përforcim i radhës për ekipin e Dukagjinit të Klinës.
Dukagjini synon të jetë sa më i përgatitur për edicionin e ri, ku në hapje të kampionatit ndeshet me Prishtinën.
“Futbollisti 24-vjeçar, i lindur në Miratoc të Preshevës, tash e dy sezone është pjesë e futbollit elitar shqiptar.
Zulfiu vjen nga klubi i Laçit, me të cilin është angazhuar edhe në garat ndërkombëtare. CAJA, siç njihet ndryshe, luan si sulmues në të dy krahët e fazës ofensive, ndërkohë që klubet e mëparshme kosovare janë Malisheva dhe Flamurtari”, njofton KF Dukagjini.