Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e tensionuar mes skuadrës spanjolle, Levante dhe asaj angleze, Wolves.
Bardhi, anëtar i Levantes, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 35-të.
Levante ka shënuar fitore me rezultat 2:1 në miqësore ndaj skuadrës angleze.
Bardhi fillimisht shkaktoi ndërhyrje, pastaj u fut në konflikt me futbollistin Jerson Mosquera, pas së cilës u bë një rrëmujë e vërtetë në fushë mes dy skuadrave.
Gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq Bardhin dhe Mosqueran.