Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore të madhe në udhëtim, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Valmiera nga Letonia, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Conference League në futboll.
Një fitore me peshë të madhe dhe që ia lehtëson punën për ndeshjen e kthimit në Shkup.
Shkëndija bën hapin e parë drejt rrethit të tretë.
Lupçe Doriev shënoi në minutën e 9-të për epërsinë 0:1 të Shkëndijes, ndërsa vendasit barazuan me golin e Djibril Gueye në fund të pjesës së parë.
Në minutën e 63-të, Sidrit Guri realizon për fitoren e madhe të Shkëndijes.