Ylli uruguaian, Darwin Nunez, e ka hapur llogarinë e golave te skuadra e tij e re, Liverpooli.
Momentalisht, Liverpooli është duke e zhvilluar ndeshjen miqësore kundër RB Leipzigut, ndaj të cilit po udhëheq me shifrat 3:0.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi ylli egjiptian, Mohamed Salah, kurse dy gola e tjerë erdhën nga sulmuesi më i ri i Liverpoolit, Darwin Nunez.
Nunez ka arritur t’ua mbyll gojën kritikëve, duke shënuar dy gola brenda vetëm tre minutave, ku njëri prej tyre erdhi nga pika e bardhë.
Ylli uruguaian u transferua këtë verë te Liverpooli për një shifër që besohet se e arrin shumën e 100 milionë eurove, dhe tani ka arritur të shënoj golat e parë në fanellën e “Të Kuqve”.