Shkëlqeu sot në Belgjikë, ja data kur Drita zhvillon ndeshjen e kthimit kundër Antwerp

Futboll

Shkëlqeu sot në Belgjikë, ja data kur Drita zhvillon ndeshjen e kthimit kundër Antwerp

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 23:29
Foto ilustrim

Skuadra gjilanase, FC Drita, ka korrur sot një tjetër sukses, pasi ka barazuar pa gola në udhëtim me skuadrën belge, Antwerp.

Pas plot 90’ minutave lojë rezultati ishte 0:0, ku pavarësisht dominimit total të Antwerp, Drita arriti të nxjerrë rezultat pozitiv si mysafire, dhe të lë hapur çdo gjë sa i përket kualifikimit tutje drejt Ligës së Konferencës.

Misionin si mysafire skuadra e Ardijan Nuhiut e ka kryer me sukses, ndërsa tani mbetet të shihet nëse Drita do të korrë sukses edhe në ndeshjen e kthimit.

Ndeshja e sotme i takoi raundit të dytë kualifikues të kësaj gare dhe u zhvillua në stadiumin “Bosuilstadion”.

Ndërkaq, ndeshja e kthimit do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më datën 28 të këtij muaji.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat