Juventus rrezikon

Futboll

Juventus rrezikon

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 23:31
Juventus rrezikon

Dy ditë më parë, De Ligt është bërë zyrtarisht një lojtar i Bayern Munich. Në arkat e Juventus-it kanë shkuar 67 milionë euro plus 10 të tjerë si bonus.

Holandezi ka dashur me çdo kusht klubin bavarez, duke ‘injoruar’ Chelsea-n që është hedhur në sulm për Kounde. Vendimi i De Ligt për të zgjedhur Bayern-in para Chelsea-t rrezikon të prishë planet e Juventus-it.

Pas Bremer, të cilin ja mori Inter-it në momentin e fundit, bardhezinjtë kanë ndërmend të marrin një tjetër qendërmbrojtës. Më mirë sikur të ishte mëngjarash, si Pau Torres, i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit torinez.

Kontaktet vazhdojnë për spanjollin, me pengesën e madhe që është kërkesa 50 milionë euro. Në të vërtetë, ka edhe një pengesë tjetër: konkurrenca.

Një konkurrencë që përfshin Barcelona-n. Spanjollët e kanë kërkuar me ngulm Kounde, i cili ka zgjedhur Chelsea-n, dhe tani katalanasit, sipas Marca-s, duan të hidhen në sulm për spanjollin e Villarreal-it, objektiv konkret i Juventus-it.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat