Laporta e konfirmon që Kounde te Chelsea është e kryer

Futboll

Laporta e konfirmon që Kounde te Chelsea është e kryer

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 11:07
Jules Kounde

Gjiganti katalunas, Barcelona, ka përjashtuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Sevillas, Jules Kounde, dhe beson që lojtari veçse ka nënshkruar me Chelsean.

Mbrojtësi francez është një nga objektivat e mbetura të trajnerit Xavi në merkaton aktuale, pasi Barça arriti të kompletojë transferimin e Raphinhas nga Leeds United dhe atë të Robert Lewandowskit nga Bayern Munichu javën e kaluar.

Megjithatë, siç zbulohet nga “Revelo”, ndërsa delegacioni i Barcelonës zbarkoi në Las Vegas përpara miqësores së radhës në turneun e tyre parasezonal kundër rivalëve të përbetuar, Real Madridit, presidenti Joan Laporta përjashtoi një transferim të Koundes kur u pyet nga një tifoz i ri nëse klubi do të interesohej për të nënshkruar me yllin francez.

"Jo, jo Kounde," u përgjigj Laporta. “Chelsea e ka nënshkruar atë”, shtoi 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat