Skuadra e Saburtalos, pasi eliminoi me penallti Partizanin nga Liga e Konferencës, ka bërë surprizën e radhës duke mundur në Tbilisi ekipin e Steaua të Bukureshtit me shifrat 1-0.
Një humbje e papritur pasi rumunët cilësoheshin favoritë dhe kjo ka sjellë një reagim të fuqishëm nga presidenti i skuadrës, Xhixhi Bekali.
“Rezultati nuk është problem. Ne do i eliminojmë. Problemi është që nuk kemi asnjë vlerë. Mendoj se jemi të pavlerë. Kemi rënë sa i përket vlerave të futbollistëve dhe përgatitjes e stërvitjes, kështu e mendoj. Lojtarët e tyre nuk kanë vlerë. Ne jemi shumë budallenj!
Dhe e kam marrë vendimin tim. Do të tërhiqem nga futbolli! Do të duhen 2-3 vite të likuidohem. Do ta shihni. Do të tërheq paratë që kam derdhur dhe do të them mirupafshim. Ky është përfundim im”, tha Bekali pas sfidës së mbrëmshme,