Zëvendësuesi i Robert Lewandowskit në Bayern Munih mund të arrijë brenda një viti.
Sipas të përditshmes “Bild”, kampion i Gjermanisë, ka kontaktuar me agjentin e Hari Kejnit, duke kërkuar disponueshmërinë për një negociatë në funksion të verës së ardhshme.
Përgjigje pozitive nga rrethi i qendërsulmesit anglez.
Kejn, aktualisht është i lidhur me Totenhamin, me një kontratë të vlefshme deri në qershor 2024.