Senegalezi Sadio Mane ka fituar çmimin si lojtari më i afrikan që është dhënë mbrëmen e së premtes në Rabat, Marok.
Bëhet fjalë për Topin e Artë Afirkan që ish-sulmuesi i Liverpool-it, i transferuar këtë verë te Bayern Munich, e ka fituar për vitin e dytë radhazi duke mposhtur Mohamed Salah dhe Edouard Mendy.
Për suksesin e Mane ka qenë vendimtare Kupa e Afrikës e fituar me kombëtaren e Senegalit. I intervistuar nga Gola, Mane ka folur për rivalitetin e supozuar me Salah në vitet e fundit:
“Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me të gjithë, shokë skuadre dhe ish-shokë skuadre. Mendoj se mund të thuhet se flas me të gjithë.
“Me Salah shkëmbejmë mesazhe herë pas h ere. Kemi një marrëdhënie të ndershme dhe të sinqertë. Asnjë rivalitet, as me atë dhe me asnjë tjetër”.