Gjenerata e papërsëritshme në krye me kapitenin Fadil Vokrri!
Gjenerata e artë e klubit të futbollit Prishtina, që arriti rezultatet më të mira në edicionin 1983-1984 (përfundoi në vend të tetë me 33 pikë) në kohën e kryetrajnerit boshnjak Fuat Muzuroviq.
Në fotografi shihen nga e majta Rifat Mehinoviq, Skënder Shengyli, Sahit Kelmendi, Zoran Batroviq, Xhevdet Muriqi, Faton Domi, në prapavijë Fadil Vokrri e Kujtim Shala dhe në duart lart Muzoroviq.
Xhevdet Muriqi
Stadiumi vlonte, mbi 40 mijë shikues, jehonte kënga e famshme besa – besë, jetën e japin Prishtinës s’e japim, gjenerata e Prishtinës që shkaktonte panik të ekipet serbe, kroate, boshnjake, maqedone, sllovene, malazeze...
Dashamirët e vjetër e të zjarrtë, si sot iu kujtohet se nga kryeqyteti i Kosovës, kokulur dolën Cërvena Zvezda e Beogradit, Dinamo e Zagrebit, Partizani i Beogradit, Hajduku i Splitit, Vardari i Shkupit, Buduçnosti i Podgoricës, Sarajeva, Sutjeska e Nikshiqit, Zhelezniçari i Sarajevës, Velezhi i Mostarit, Radniçki i Nishit, Dinamon e Vinkovcit, Sllobodën e Tuzllës, Vojvodinën e Novi Sadit, Osijeku, Rijeka, Çeliku i Zenicës, Spartakun e Suboticës, Iskrën e Bugojnos etj.
“Pas fitores në stadiumin tonë në Prishtinë. Trajneri Faud Muzuroviq, Mehinoviq. Sahit Kelmendi, Vokrri. F. Muriqi, Xh. Muriqi, Batroviq e F. Domi”, shkruan Xhevdet Muriqi në profilin e tij në facebook.