Shtohet misteri rreth vdekjes së financierit të njohur italian Masimo Bokikio, i njohur si “ndërmjetësi i VIP-ave”. Financieri i njohur italian u zhduku miliona euro shumë prej tyre, përfshirë edhe emrave të futbollit mes të cilëve Antonio Conte, Marcelo Lippi apo Stefan El Sharaui.
Bokikio u nda nga jeta rreth një muaj më parë, vetëm 24 orë para se procesi ndaj tij të niste zyrtarisht me seancat e detajuara me emrat dhe ku kishin shkuar paratë.
Aksidenti i tij ishte shumë i mistershëm pasi ndodhi me motor, i cili shpërtheu në flakë aq sa ishte e pamundur të identifikohej trupi i karbonizuar.
Mediat italiane tani kanë mësuar se ADN-ja e tij, që duhej të ishte në databazën kombëtare që kur Interpoli e arrestoi në vitin 2021 në aeroportin e Xhakartës me akuzën e riciklimit të parave, është zhdukur.
Më saktësisht, mjekët e Universitetit të Romës kanë konstatuar se në databazë nuk ka një kampion ADN-je të përshtatshëm për t’u përdorur për krahasimin me atë të trupit të karbonizuar të motoçiklistit, që mendohet se është Bokikio. Tani zgjidhja e vetme është që të merret një kampion ADN-je nga vëllai i tij, duke shpresuar që të shërbejë për të zgjidhur pjesërishtm misterin e vdekjes së financierit.