Të enjten skuadrat e Superligës mësuan shortin për edicionin e ri në elitën e futbollit tonë.
Fillimi i kampionatit do ta testojë më së shumti skuadrën e rikthyer në elitë, Trepçën ’89, shkruan Gazeta Olle.
Mitrovicasit kishin një edicion fantastik në Ligën e Parë, duke siguruar ngjitjen në Superligë vetëm një vit pas largimit.
Minatorët në katër ndeshjet e para të edicionit 2022/23 përballen ndaj katër skuadrave të cilët përfaqësuan Kosovën në garant ndërkombëtare, e dy prej tyre janë ende në Ligën e Konferencës.
’89-shi në duelin e parë pret në “Riza Lushta” nënkampionët e Dritës, të cilët janë përforcuar maksimalisht.
Pas Dritës i shkojnë Llapit, pastaj presin kampionin Ballkanin dhe i shkojnë Gjilanit.
Fillim mjaft i vështirë për skuadrën e Shpëtim Idrizit, por klubi i njohur kosovar do të futet me motiv të madh në të gjitha ndeshjet.