Luis Suarez ka përfunduar kontratën me Atletiko Madridin dhe tani është në kërkim të një tjetër eksperience.
Ditët e fundit uruguaiani po konsideron një rikthim emocional në atdhe, te Nacional Montevideo, klubi nga ku ka nisur edhe karrierën.
Ndërsa 35- vjeçari ka takuar presidentin e klubit për të folur për kushtet, një takim që ka rezultuar pozitiv, tifozët e Nacionalit janë përfshirë nga entuziazmi për rikthimin e mundshëm të Luis Suarezit dhe nuk kanë ngurruar ta shprehin këtë qoftë në rrugët e qytetit, qoftë në profilin e sulmuesit.
Një zgjedhje kjo e papritur nga ana e Suarez, i cili në ditët e fundit u përfol lidhur me një transferim të mundshëm te Borusia Dortmund.