Alexandre Lacazette u rikthye këtë verë te Lyon pas disa sezoneve në Premier League ku veshi fanellën e klubit të Arsenal. Tashmë, e gjithë vëmendja është e përqëndruar te sulmuesi për të cilin pritshmëritë e francezëve janë tejet të larta.
Megjithatë, kjo aventurë e dytë me Lyon nuk ka nisur në mënyrën më të mirë pasi futbollisti është sulmuar nga grerëzat, madje ka marrë 10 pickime nga to.
Nga Holanda, aty ku Lyon është grumbulluar për të kryer fazën përgatitore Lacazette ka pësuar këtë incident të pakëndshëm dhe tashmë është vendosur në dyshim për miqësoren e së dielës ndaj Feyenoord.
Ndaj Feyenoord, Lyon do të zhvillojë miqësoren e parë për këtë sezon të ri që po starton ndërsa për Lacazette kjo do të ishte ndeshja e parë me francezët pas rikthimit, mirëpo grerëzat kanë prishur të gjitha planet.