E ardhmja e Luis Suarez është akoma në dyshim. Sulmuesi uruguaian është akoma në kërkim të një skuadre pas skadencës së kontratës me Atletico Madrid.
Tifozët e Nacional janë shumë të entuziazmuar nga ideja për ta kthyer në Uruguai ish-sulmuesi e Liverpool-it dhe Barcelona-s.
Presidenti i klubi Jose Fuentes, në ditët e kaluara, u ka kërkuar tifozëve të tij që të bëjnë gjithçka është e mundur për të bindur ish-lojtarin e Atletico Madrid, që është rritur pikërisht në klubin e Montevideo-s.
Dhe natës mes së mërkurës dhe të enjtes, me rastin e ndeshjes së fituar 5-0 kundër Cerritto, nga shkallët e stadiumit ka ardhur gjesti i bukur i dashurisë drejt lojtarit.
Në minutën e nëntë, 15 mijë tifozë të pranishëm në stadium janë ngritur në këmbë dhe kanë nisur një kor për Suarez duke mbajtur veshur maskën e tij.