Sot do të mbahet turneu kushtuar legjendës, Fadil Vokrri, me rastin e ditëlindjes së tij të 62-të.
Turneu do të mbahet në Prishtinë, në stadiumin që edhe e mban emrin e tij.
Turneu do të fillojë në ora 17:30, me përballjen mes veteranëve të dy ish-skuadrave të Vokrrit, Prishtinës dhe Llapit.
Kurse, nga ora 19:00 do të zhvillohet ndeshja mes veteranëve të Kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë.