Faruk Domi: Fadil Vokrri, një yll që nuk shuhet asnjëherë 

Futboll

Faruk Domi: Fadil Vokrri, një yll që nuk shuhet asnjëherë 

Nga: K. Goca Më: 23 korrik 2022 Në ora: 12:23
Faruk Domi e Fadil Vokrri, viti 1983

Legjenda e futbollit ë Kosovës, Faruk Domi, nuk pajtohet ende që Fadil Vokrri ka shkuar në amshim me 9 qershor të vitit 2018! 

Domi, bashkëlojtar i Vokrrit në vitet e 80-ta, sidomos kur debutuan në Ligën e Parë ish jugosllave, nuk i harron kurrë fitoret në start të kampionatit me 1:0 ndaj Dinamos së Vinkovcit në Prishtinë, me 2:1 ndaj Partizanit të Beogradit në Prishtinë, dhe ëmbëlsira e fitores që nuk harrohet kurrë është me 16 tetor në kuadër të javës së 11-të, tronditen “Marakanën”, e mposhten me rezultat 3:1 Cërvena Zvezdën në Beograd. 

“Fadil Vokrri, një yll që nuk shuhet asnjëherë.

Me rastin e 62 vjetorit të ditëlindjes të maestros dhe legjendarit të mirënjohur të futbollit me përmasa europiane dhe botërore,

FFK, të shtunën (sot) organizon turneun për nder të këtij vigani të futbollit. 

Për ta nderuar këtë kolos janë ftuar: Seleksioni i Kosovës, seleksioni i Shqipërisë, FC Prishtina FC Llapi”, ka shkruar Domi në profilin e tij në, facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat