Skuadra e Royal Antwerp është përforcuar para ndeshjes së kthimit me Dritën, të cilën e zhvillon të enjten në “Fadil Vokrri”.
Belgët kanë arritur marrëveshje me futbollistin Gaston Avila, i cili vjen nga Boca Juniors, shkruan Gazeta Olle.
Argjentinasi largohet nga Boca Juniors dhe do të luajë për belgët për 5 sezonet e ardhshme.
Ai është një mbrojtës i gjithanshëm, me këmbë të majtë, i cili gjithashtu mund të luajë në mesfushë.
Avila sipas ‘Transfermarkt’ vlerësohet me çmimin 4.5 milionë euro, pak më shumë se i gjithë ekipi i Dritë, që vlen momentalisht 4.48 milionë euro.
Megjithatë, përkundër vlerës së lartë të ekipit të Antwer, u pa në ndeshjen e parë që nuk do ta kenë aspak të lehtë ndaj skuadrës së Dritës.