Real Madridi raportohet se është ndër klubet e shumta që është shumë i interesuar në transferimin e yllit kilian, Dario Osorio.
Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, Real Madridi ka vënë sytë te 18-vjeçari kilian, i cili është gjithashtu nën radarët e klubeve në Angli dhe Itali.
Osorio nënshkroi kontratën e parë profesionale me Universidad de Chile dhe hyri në formacionin e tyre të parë në shkurt në fillim të këtij viti. Tinejxheri ka lënë një përshtypje të fortë në një kohë shumë të shkurtër, duke shënuar katër gola në 15 ndeshje.
Osorio bëri paraqitjen e tij të parë për kombëtaren kiliane sezonin e kaluar nën drejtimin e ish-trajnerit të Sevillas, Eduardo Berrizo.
Një sulmues i gjithanshëm, Osorio mundet të luajë kudo në vijën e parë të sulmit, por është përdorur kryesisht në krahun e majtë nga Universidad de Chile deri më tani. Dhe paraqitjet e tij në periudhën e shkurtër gjatë karrierës së tij në ekipin e parë kanë tërhequr interesin e klubeve nga Evropa.
Në të vërtetë, Sevilla, Wolves, Manchester City, Sassuolo dhe Udinese të gjithë i kanë hedhur sytë te Dario Osorio, me Real Madridin që besohet gjithashtu të jetë një palë e interesuar në shërbimet e 18-vjeçarit.
Wolverhampton thuhet se po bëjnë presion për të siguruar nënshkrimin e Osorios, ku pretendohet se ata tashmë kanë paraqitur një ofertë me vlerë pesë milionë euro.
Në anën tjetër, Realit do t’i duhet të veprojë me shpejtësi nëse ata janë seriozë për të transferuar kilianin këtë verë. 18-vjeçari vlerësohet shumë brenda vendit të tij dhe së shpejti mund të marrë rrugën drejt Evropës. Nëse bëhet fjalë për Real Madridin apo një klub tjetër, mbetet të shihet.