Kur Fadil Vokrri elektrizoi Prishtinën, gol në minutën e 87-të dhe shtriu përtokë skuadrën e madhe boshnjake

Futboll

Kur Fadil Vokrri elektrizoi Prishtinën, gol në minutën e 87-të dhe shtriu përtokë skuadrën e madhe boshnjake

Nga: Kemajl Goca Më: 23 korrik 2022 Në ora: 13:47
Fadil Vokrri

Fadil Vokrri, Fadil Vokrri, Fadil Vokrri, bërtiste komentatori i famshëm Azem Brovina, Prishtina avancon me rezultat 1:0 kundër Velezhit të Mostarit. 

Mbi 25 mijë shikues në këmbë në stadiumin e Prishtinës, trajneri i famshëm kroat Mirosllav Çiro Bllazheviq, sikur në qiellin e shtatë, me Prishtinën e mposhtën Velezhin e Semir Tuces, një ekip e madhe boshnjake dhe e papërshtatshme, që kurrë nuk mori pikë në kryeqytet, në pesë ndeshje gjithmonë kokulur. 

“Lojtari më i vjetër i Prishtinës, Ramadan Cimili, krosoi në zonën e rreptësisë, mu në drejtim të Vokrrit, i cili kërceu për mrekulli, goditi topin me kokë dhe e dërgoi në këndin e majtë të sipërm të Mariqit”, shkruan mes të tjera në “Sportin e Rilindjes”. Dhjetë shqiptarë në formacionin e Prishtinës, kjo ishte një mrekulli! 

Image

Goli kundër Velezhit

Pas javës së 28-të Prishtina gjendej në vend të 17-të me 23 pikë, por që e siguroi ekzistencën në fund falë trajnerit të madh Bllazheviq, duke përfunduar në vend të 10-të me 32 pikë.

Image

Tabela

E diel, më 12 maj, 1985

Prishtina – Velezhi 1:0
Stadiumi i qytetit Prishtinë.
Shikues: 25.000.
Gjyqtar kryesor Dragisha Komadiniq (Beograd), ndihmësit Miroslav Vishnjiçki (NIvo Sad) dhe Sreten Budakoviq (Nishit),.
Kornert 8:4.

Shënues: Fadil Vokrri (87'].

Kartona të verdhë: Xhevdet Muriqi -  Kallajxhiq dhe Osibov.
Prishtina: Neshet Zhaveli 6, Agim Cana 7, Arbnor Morina 5 (Ramadan Cimili 6), Rafet Prekazi 6, Skënder Shengyli 6. Xhevdet Muriqi 6, Kujtim Shala 5 (Ramiz Krasniqi 6), Sahit Kelmendi 6, Fadil Vokrri 7, Fadil Muriqi 5 dhe Zoran Batroviqi 5.
Velezhi: Mariqi 7, Shishiqi 6, Juruqi 6, Përskallo 6, Kallajxhiq 7, Barbariq 6, Osibov 6, Karabeg 5 (Kodro), Juruçiq 6, Cvitanoviq 6 dhe Tuce 7.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat