Dita e sotme është festë në familjen Xhaka.
Kjo pasi futbollisti i njohur, Taulant Xhaka është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e futbollistit disa orë më parë ka sjellë në jetë vajzën e tyre.
Lajmin e ka bërë me dije vetë mesfushori i Baselit me anë të një postimi në Instagram.
“Jemi më se të bekuar,”-shkruan Xhaka krahas fotos së vogëlushes së sapolindur.
Përpos ndjesive, Taulanti ka zbuluar edhe emrin e vajzës, të cilën e kanë quajtur Maleya.
Kujtojmë që futbollisti është i martuar me Arbnora Xhakën dhe janë prindër të një djali gjithashtu të quajtur Klevis.