Milani po tenton transferimin e Ndickas

Futboll

Milani po tenton transferimin e Ndickas

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 14:30
Evan Ndicka.

Milani është në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raporton Florian Plettenberg i Sky Sports, “Rossonerët” i janë vënë pas lojtarit të Frankfurtit, Evan Ndicka.

Skuadra gjermane është e gatshme ta shesë lojtarin, por po e pret një ofertë prej 25 deri në 30 milionë euro për të.

Francezi pati paraqitje të mira në këtë sezon, andaj ofertat për të nuk po mungojnë.

Milani është duke i vijuar bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit e klubin dhe në ditët e ardhshme pritet një ofertë konkrete.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat