Luis Suarez mund të vazhdojë karrierën e tij në vendlindje, Uruguai.
Sipas gazetarit Rodrigo Vazquez, Suarez do të bashkohet me Nacional, skuadër ku u bë profesionist 16 vite më parë.
Suarez po rikthehet në futbollin e Amerikës së Jugut me synimin e qartë për të fituar besimin e trajnerit të Uruguait për Kupën e Botës në Katar duke luajtur rregullisht.
Lajmi se Suarez mund të rikthehet në klub i lumturoi tifozët e Nacional. Një skenë e veçantë është parë në ndeshjen e djeshme të këtij ekipi, teksa në minutën e nëntë për nder të numrit që ka Suarez në fanellë, tifozët nisën të këndojnë:
“Ole, ole, Luco, Luco”. Jo pak, por rreth 20.000 tifozë vendosën maskën e Luis Suarez në fytyrë.