Nicolas Tagliafico është transferuar në Francë, anësori i majtë i Ajaksit, i cili ishte pjesë e kampionëve të Holandës prej vitit 2018. 29-vjeçari aktivizohet edhe në qendër të mbrojtjes, ndërkohë që numëron 40 ndeshje me kombëtaren e Argjentinës.
4.2 milionë euro kanë paguar francezët në arkat e Ajaksit për të siguruar futbollistin latin, ndërkohë që në prezantimin e tij shkruajnë:
“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se kemi nënshkruar me Tagliaficon për 3 sezone, pra deri në verën e vitit 2025”.
Një përforcim shumë i rëndësishëm për Lyonin, që ka arritur të rikthejë në bazë edhe Alxandre Lacazette dhe Corentin Tolisso. Klubi i Ligue 1 i shiti dy lojtarët për 95 milionë euro pesë vite më parë, teksa i riktheu në shtëpi me parametra zero.