Një tjetër emër për mesfushën e Milanit

Futboll

Një tjetër emër për mesfushën e Milanit

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 15:42
Një tjetër emër për mesfushën e Milanit

Ndërkohë, një tjetër emër ka dalë për mesfushën e Milanit.

Siç raporton redaksia e “Sky Sport”, në fakt, në takimin e zhvilluar mes Paolo Maldinit dhe Fabio Paratiçit, nuk është folur vetëm për Zhafet Tanganganë.

Drejtori i “Djallit” ka kërkuar informacione për Pape Matar Sarr. 19-vjeçari është shkatërrues tipik, por ka këmbë të edukuara që i rrisin cilësitë, të cilat në sezonin e fundit pati rastin t’i tregojë me fanellën e Metzit në kampionatin francez.

Milani e ka kërkuar në huazim duke qenë se po mundohet të ndërpresë bashkëpunimin me Tiemue Bakajokon që pas dëmtimit të fundit duket gjithmonë e më larg kampionëve të Italisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat