Trajneri i Dinamos së Zagrebit, Ante Çaçiq, do të pushojë sot disa futbollistë, duke i ruajtur për takimin e kthimit kundër skuadrës shqiptare Shkupi.
“Ademi, Ivanushec, Shpikiç, Petkoviç, do të pushojnë, dhe Ljubiçiq pritet të rikthehet në mesin e fushës.
Dinamo sot (21.00) luan në Koprivnica me Slaben Belupon.
Lojtarët e Ante Çaçiqit nuk po shkëlqejnë deri më tani, Dinamo po luan ‘nxehtë e ftohtë’, është koha që të kaltrit të bëjnë një lojë të vërtetë në të cilën do të dominojnë nga minuta e parë deri në të fundit”, shkruan mes të tjera “24 sata”.
Ndeshja e parë e raundit të dytë eliminator të UEFA Champions League GNK Dinamo - FC Shkupi 1927, ka përfunduar me rezultat 2:2.