Dje u zyrtarizua transferimi i Vedat Muriqit në Mallorca.
Ekipi spanjoll nënshkroi kontratë pesë vjeçare me sulmuesin e Kosovës , për të cilin pagoi 9.5 milionë euro.
Ndërkohë, Muriqi do të qëndrojë në një hotel në Mallorca, derisa ta gjejë një shtëpi.
Ndërkohë, hoteli ku do të qëndrojë 28-vjeçari e ka bërë një pritje interesante për të.
“Mirë se u kthyet në ishullin tuaj. Paç qëndrim të mirë. Përshëndetje nga i gjithë ekipi”, ishte shkrimi të cilit iu bashkangjitën edhe logoja e klubit spanjoll, flamuri i piratëve dhe ai i Kosovës.