sh-lojtari i Laçit largohet nga Polonia, hedh zyrtarisht firmën në ekipin e Turqisë: Kërkojmë ngjitjen në elitë!
David Domgjoni ka nënshkruar për Manisasporin. Ish-mbrojtësi i Laçit, Tiranës dhe Kastriotit do të jetë pjesë e Ligës së Parë në Turqi.
Kontrata e re e firmosur është dy vjeçare, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e Termalican në Poloni.
Mbrojtësi i Kosovës është shprehur i lumtur për arritjen e kësaj marrëveshje të re, ndërsa e njeh më së miri këtë kampionat ku ka qenë pjesë edhe më herët.
“Jam i lumtur që tani jam pjesë e një ekipi që kërkon elitën”, tha Domgjoni.