Drejtori teknik i Arsenal, Eduardo Cesar ka folur në lidhje me merkaton e ekipit të tyre.
Arsenali deri më tani kanë pasur një afat kalimtar mjaft të mirë.
Ata siguruan shërbimet e Gabriel Jesus, Oleksandr Zinchenko, Marquinhos, Fabio Vieira dhe Matt Turner, por mesa duket nuk do të ndalen me aq.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori teknik i ekipit, Edu.
“Ka ende shumë për të bërë, ne jemi në mes të afatit kalimtar dhe gjërat mund të ndodhin”, tha ai.
Arsenali me blerjet e reja do të kërkojë të ‘luftojë’ për titujt e sezonit të ardhshëm.