Kosovare Asllani është duke udhëhequr Suedinë në Kampionatin Europian të Femrave.
Suedezet mposhtën Belgjikën mbrëmjen e djeshme me rezultatin 1-0, duke kaluar me sukses çerekfinalet e këtij kompeticioni.
Sigurisht që Asllani ka spikatur me lojën e saj, duke mahnitur edhe vetë UEFA-n.
Qeveria europiane e futbollit ka shpërndarë në faqen e vetë zyrtare në internet një video ku lojtarja shqiptare driblon dhe rrëzon përtokë kundërshtaren me vetëm një lëvizje mjeshtërore të topit. “Vizion: Klasi i Asllanit”, shkruhet në faqen e UEFA-s, që i fton të gjithë të shohin elegancën e Asllanit.