Kampioni i Zvicrës, Zurich, si vendas dëshpëroi, duke luajtur baras (0:0) me Luzenin, në takimin e javës së dytë të Kampionatit të Zvicrës.
Futbollisti Ardon Jashari pati një ditë të pafat, duke u ndëshkuar me karton të kuq pa dy të verdhëve në minutën e 90+1.
Ai luajti standard për Luzernin dhe ia dolën të kthehen me një pikë, është ndeshja e parë dhe pika e parë.
Ardon Jashari, në moshën 19-vjeçare është kapiten i Luzernit.
Lindrit Kamberi u paraqit standard dhe Blerim Xhemaili e Bledian Krasniqi nga minuta e 70-të për Zurich-un.
Për skuadrën e Zurich është një nismë jo e mirë, një barazim dhe një humbje deri me tash.