Wintethuri pëson humbje me rezultat 2:0 nga St. Galleni.
Vendasit arritën tre pikë të mëdha, ndërsa shqiptarët e Winterthurit dolën duarthatë.
Kapiteni Granit Lekaj, Samir Ramizi, portieri Jozef Pukaj, u paraqitën titullarë dhe Eris Abedini nga minuta e 58-të e Florian Kamberi nga e 84-ta për Winterthurin.
Ramizi në minutën e 14-të, Lekaj 28-tën e Abedini në të 70-tën, u ndëshkuan me kartona të verdhë.
Ramizi u zëvendësua në minutën e 58-të.
Golat i realizoi Schubert në minutën e 20-të dhe të 40-tën.
Winterthur nuk e shfrytëzoi epërsinë numerike nga minuta e 66-të, kur Gortler i St. Gallenit u përjashta pas dy kartonëve të verdhë.
Pas javës së dytë në kampionatin zviceran, St. Gallen shënon fitoren e parë pas një humbje e Winterthur ka vetëm një barazim dhe sonte pësoi humbje.