Ancelotti flet pas humbjes nga Barcelona

Futboll

Ancelotti flet pas humbjes nga Barcelona

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 09:41
Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur pas ‘El Clasicos’.

Real Madrid dhe Barcelona janë përballur sot në Las Vegas, në kuadër të një ndeshje miqësore.

Ekipi katalanas kanë arritur fitore 1:0.

Pas atij takimi ka folur, Ancelotti duke thënë se kanë skuadër më të mirë se që kishin sezonin e kaluar.

“Kemi një skuadër më të mirë se sezonin e kaluar, intensiteti i stërvitjeve është përmirësuar”, tha italiani.

Trajneri u pyet edhe për Karim Benzeman, i cili mungoi në ‘El Clasico’.

“Ai do të luajë 45 minuta në ndeshjen e radhës dhe do të jetë i gatshëm për Superkupën. Askush në botë nuk mund ta zëvendësojë Karimin”, u shpreh Ancelotti.

Real Madridi do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore, përpara finales së Superkupës së Evropës ndaj Frankfurt, që zhvillohet më 10 gusht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat