Arsenali ka shënuar fitore 4:0 ndaj Chelseat në ndeshjen e radhës miqësore të parasezonit.
“Topçinjtë” vazhduan me formë të mirë në përgatitjet parasezonale, duke mposhtur Chelsean tan.
Gabriel Jesus e hapi llogarinë e golave për Arsenalin në minutën e 15-të, pasi u asistua nga Granit Xhaka.
Martin Odegaard dyfishoi epërsinë në minutën e 36-të të ndeshjes.
Në minutën e 66-të, Bukayo Saka shënoi golin e tretë, ndërsa në sekondat e fundit Lokonga realizoi për 4:0.