Ferizaj nga dita e djeshme po vazhdon me përgatitje në Mavrovë, me synim që të përgatitet sa më mirë për edicionin e ri të elitës së futbollit të Kosovës.
Kryetrajneri Arbnor Morina është jashtëzakonisht i kënaqur me kushtet në Mavrovë.
Morina tha se për gjatë kësaj kohe do t’i zhvillojnë edhe dy miqësore, të cila do t’i shërbejnë për të pa formën e secilit lojtar.
Ferizaj gjatë përgatitjeve në Mavrovë
Me 26 korrik do të ndeshen me Besën e Dobërdollit dhe me 30 korrik me Gostivarin.
Ferizaj vazhdon me sistemin 05 përkatësisht me lojtarë të qytetit dhe të rrethinës.
“Kemi mbërri në drekë në Mavrovë. Jemi vendos në hotel. Fusha është me bari natyral dhe kemi edhe fitnesin.
Morina jep instruksione
Kemi stërvit dje në orët e pasdites dhe me ritmin e stërvitjeve dy herë në ditë. Me këtë ritëm do të vazhdojmë, ndërsa me datën 26 korrik dhe me 30 korrik, do të luajmë ndeshje miqësore.
Po bëjmë përpjekje që të gjejmë edhe një kundërshtar me luajt, pas kësaj kthehemi në Ferizaj. Me 2 gusht kemi kontrollin mjekësor të futbollistëve tanë. Me datën 6-7 gusht edhe një ndeshje kontrolluese”, tregon Morina për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Morina tha se po punojnë që të komponohet ekipi, që të janë sa më të gatshëm për edicionin e ri.
“Ne kemi vazhduar me sistemin e proklamuar me herët, Ferizaj me lojtarë të qytetit dhe të rajonit.
Shumica prej tyre që kanë ardhur janë të Ferizajt por që kanë luajtur në klubet tjera.
I dijmë kualitetet e tyre, na duhet pak kohë me u komponuar, pasi që një kohë të gjatë kanë qenë jashtë Ferizajt.
Deri me tash djemtë po punojnë shumë mirë dhe në këto temperatura që janë të larta.
Sjellja e tyre është për çdo lëvdatë.
Jemi në hoteli në Mavrovë, fushë me bari natyral, fitnes dhe kemi një pishinë në dispozicion.
Të gjitha gjërat për një punë janë optimale”, tha më tej.
Sa i përket se a do të përforcohen apo jo edhe me ndonjë lojtar tjetër, Morina thotë: “Gjithmonë ekipi ka nevojë për forcat të reja, me këtë fond lojtarëve jemi mirë por nëse ka diçka të paparashikueshme do të ketë lëvizje”.