U shpall për të dytin vit radhazi “Topi i Artë” afrikan...

Futboll

U shpall për të dytin vit radhazi “Topi i Artë” afrikan...

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 12:48
Mane

Sadio Mane u kurorëzua “Futbollisti Afrikan i Vitit” për vitin e dytë radhazi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Konfederatës së Futbollit Afrikan (CAF) në Rabat të Marokut. Sulmuesi i Bajernit të Mynihut e fiton këtë trofeun për herë të dytë, pas atij që fitoi në 2019.

Trofeu “Futbollisti Afrikan i Vitit”, ekuivalent me “Topin e Artë” në Europë, nuk ishte dhënë në dy vitet e fundit për shkak të pandemisë dhe për këtë arsye nuk e ndryshon “pronarin”.

Mane mundi bashkatdhetarin dhe portierin e Çelsit, Eduard Mendi, si dhe ish-shokun e skuadrës së Liverpulit, Salah, skuadra e të cilit humbi finalen e shkurtit në Kupën e Afrikës.

Sulmuesi i bavarezëve gjithsesi nuk do t’i bashkohet ekipit në turneun amerikan, teksa në intervistën pas ceremonisë theksoi se janë miq së bashku dhe se raporti i tij me Salahun vijon të jetë shumë i mirë e mes tyre nuk ka probleme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat