Chicago Fire po kthehet në ritmin e lojës së saj, dëshmia më e mirë është fitorja në udhëtim, me rezultat 3:1 ndaj Vancouver Whitecaps.
Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, anëtar i Kombëtares së Zvicrës, ka treguar klasin e tij, duke shënuar dhe asistuar për fitoren e Chicago Fires.
Shaqiri në minutën e 13-të nga rreth 18 metra shënoi gol të bukur në këndin e majtë të poshtëm, ndërsa asistoi në golin e tretë kur shënoi futbollisti Mueller në minutën e 90-të.
Notat
Shaqiri shpallet lojtar i ndeshjes.
Shaqiri vlerësohet me notë 8.6 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Chicago është ngritur në vend të nëntë me 26 pikë të mbledhura në Konferencën e Lindjes në kampionatin amerikan (MLS)..