Teuta do të luajë sot në orën 19:00 kundër Skënderbeut U-19 ndeshjen e parë miqësore që prej spostimit në Korçë për fazën përgatitore. Trajneri Renato Arapi dëshiron të shohë gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion
Ai shprehet se deri më tani gjithçka po shkon me së mirë dhe që Teuta do t’i besojë produktit vendas. Arapi nuk ka dëshirë të flasë për objektiva konkretë, porshprehet se ekipi duhet të bëjë sa më mirë më pas do të shohin.
Pas rikthimit në fushë, drejtuesit blu njëkohësisht po shohin edhe pjesën e merkatos për të përforcuar organikën me elementë cilësorë.
Kujtojmë se deri tani është bërë një afrim, ndërsa priten edhe të tjerë lojtarë.