Luiz Gustavo ishte pjesë e Bayern Munich kur skuadra e drejtuar nga Jupp Heynckes triumfoi në Champions League në vitin 2013, sezon i paharrueshëm për tifozët bavarezë që u mbyll me fitimin e Tripletës.
Mesfushori gjerman ishte pjesë e Fenerbahces në tre sezonet e fundit, ndërsa sot është transferuar në Arabinë Saudite.
35-vjeçar ka firmosur për një vit me Al-Nassr, me opsionin e rinovimit me një tjetër vit.
Luiz Gustavo numëron 40 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren braziliane, teksa përveç Bayernit e Fenerbahces ka luajtur edhe me ekipe si Marseille, Wolfsburg, Hoffenheim, Corinthians dhe disa ekipe të tjera braziliane.