Federiko Bernardeski ka bërë një debutim ëndrrash me fanellën e Torontos në MLS-në amerikane.
Kampioni i Europës me Italinë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Sharlotës ku Toronto arriti të fitonte në shtëpi me “poker”, 4-0, ish-sulmuesi i Juventusit ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dhe një asist.
Shifrat u hapën me Ozorion në minutën e 4′ më pas ishte Bernardeski, i cili me anë të një goditje këndi ka dhënë saktë topin te koka e ish-mesfushorit të Romës, Majkëll Bradli, i cili realizoi mjaft bukur.
Goli i tretë erdhi në minutën e 31′ nga një “perlë” nga distanca e Bernardeskit duke shtangur portierin kundërshtar dhe goli i fundit u shënua nga Bradli sërish në minutën e 45+2′.
28-vjeçari u aktivizua vetëm 45 minuta lojë duke i lënë vendin Deandre Kerr.
Vlen të theksohet se titullar me ekipin e Torontos ishte dhe ish-kapiteni i Napolit, Lorenco Insinje.
Me këtë sukses, Toronto mban vendin e parafundit në kuotën e 22 pikëve.