Çeka në formë, asiston për fitoren e Magdeburg-ut në Karlsruher 

Futboll

Çeka në formë, asiston për fitoren e Magdeburg-ut në Karlsruher 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2022 Në ora: 15:37
Çeka

Futbollisti shqiptar, Jason Çeka, ka zhvilluar ndeshjen e dytë rresht si titullar për ekipin e Magdeburg, duke shijuar fitore e parë në javën e dytë të Bundesliga II.

Magdeburg ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 3:2 ndaj Karlsruher.

Çeka deri me tash ka zhvilluar gjithsej 132 minuta (dy asistime) në Bundesliga II.

Ai sot u paraqit nga minuta e parë dhe u zëvendësua në minutën e 58-të.

Çeka asistoi në golin e parë të minutës së 7-të, realizues Muller.

Për Magdeburg-ut shënuan Muller (7’), Atik (32’) e Kwarteng (34’) dhe për Karlsruher SC Wanitzek (63') e Kaufmann (65').

Magdeburg renditet në vend të nëntë me 3 pikë dhe Karlsruher është në fund me 0 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat