Beqiri, ndihmëstrajner i KF Arsimi nga Çegrani!
Trajneri i portierëve Femki Beqiri është emëruar për ndihmëstrajner të KF Arsimi nga Çegrani.
Beqiri pesë sezonet e fundit ka qenë trajner i portierëve të KF Gostivari, ndërsa nga sot do të jetë ndihmëstrajner i KF Arsimi, i cili gjatë këtij sezoni për herë të parë do të luaj në kategorinë e dytë të futbollit vendor.
Bëhet fjalë për një trajner të njohur dhe me përvoj të madhe.