Ferizaj kërkon me ngulm të ndërtohet stadiumi prapa palestrës “Bill Clinton" në Ferizaj, projekt që ishte paraparë edhe në vitet e 80-ta, por që deri më sot nuk është realizuar në këtë vend.
Vendi prapa palestrës është ekskluzivisht për stadiumin e ri, por deri e tani po hasin në pengesë.
“+5000 ferizajas për stadiumin prapa Palestrës së Sporteve "Bill Clinton".
E diela sportive nuk është sportive për futbollistët e futbolldashësit e Ferizajt, pa Stadium.
Dil edhe ti, si mijëra ferizajas, firmos peticionin për ndërtimin e Stadiumit të Ri Futbollistik "Ismet Shabani", prapa Palestrës së Sporteve "Bill Clinton".
Ti e ke në dorë, për të ardhmen e gjeneratave sportive, për bardhekaltrën që e bën krenarë çdo ferizajas”, shkruan në faqen e FC Ferizaj.