Skuadra nga Tuzi shënoi golin e vetëm në fund të pjesës së parë dhe mori tre pikët në hapje të kampionatit malazez.
Deçiqi nga Tuzi, ka ambicie për titullin e kampionit, sonte ka shënuar fitore në Tivar me rezultat 1:0 ndaj Mornarit.
Golin e vetëm e shënoi Stefan Denkoviq në fund të pjesës së parë. Në minutën e 41-të, Fatos Beqiraj bëri një pasim të shkëlqyer nga krahu i djathtë, ndërsa Denkoviç goditi pa problem nga pesë-gjashtë metra, duke plasuar topin në rrjetë, 0:1.
Në javën e ardhshme, Deçiqi në Tuz ndeshet me Iskrën e Danillovgradit.
Presidenti i klubit, Pal Dreshaj, padyshim se ka arsye të jetë i lumtur për fitore në hapje të edicionit të ri, një trepikësh nuk matet as me ari.
Jezero kryeson me tre pikë, pasojnë OFK Petrovac 3, Deçiqi 3 etj.