Të martën prej orës 21:00 në Arenën “Todor Proeski” në Shkup do të luhet ndeshja e kthimit e javës së dytë eliminatore të Ligës së kampionëve mes Shkupit dhe Dinamos.
Ndeshja e parë ka përfunduar 2-2. Pas urdhrit të trajnerit të të kaltërve Ante Çaçiç, ata tashmë janë në karantinë. Pas triumfit në takimin kundër Slaven Belupo prej 5-1 të gjithë lojtarët gjenden në hotelin e klubit në “Maksimir” dhe jo në shtëpi.
Nesër me avion çarter në ora 12:30 është caktuar udhëtimi për në Shkup.
Kroatët kanë probleme me lojtartë, sidomos në mbrojtje, ndërsa e mira për ata është se kapiteni Arijan Ademi ka pushuar ndaj Belupos dhe mund të jetë në kombinim për takimin e së martës.