Dy vite pa titullin kampion peshojnë shumë te Juventus dhe këtë e dinë mirë drejtuesit bardhezinj, që këtë verë po lëvizin me shpejtësi në merkato për t’u rikthyer aty ku u takon.
Emra si Bremer, Pogba e Di Maria kanë rritur ndjeshëm forcën e bardhezinjve, teksa sezonin e ardhshëm do të rikthehet edhe Federico Chiesa, i cili po lë pas dëmtimin dhe pritet të marrë një rol prej protagonisti.
Megjithatë për të kompletuar skuadrën, Maximiliano Allegri ka kërkuar edhe një mesfushor dhe emri i përzgjedhur është ai i argjentinasit Leandro Paredes, që aktualisht është pjesë e PSG-së, megjithatë synon të largohet nga kryeqyteti francez.
Mediat italiane zbulojnë se Juventus ka bllokuar tashmë mesfushorin argjentinas dhe i ka kërkuar pak kohë që të largojë më parë emra si Ramsey e Arthur, para se të kompletojë transferimin e tij në Torino.
Me Paredes Allegri pritet të aplikojë skemën e tij të preferuar 4-3-3, teksa argjentinasi do të formojë treshen e mesfushës bashkë me Locatellin e Pogba, ndërsa në sulm Vlahovic do të mbështetet nga krahët nga Chiesa e Di Maria.