Schmeichel drejt largimit nga Leicester!
Kasper Schmeichel luan prej 11 vitesh te Leicester dhe i skadon kontrata verën e ardhshme, megjithatë bashkëpunimi mes palëve mund të përfundojë që tani.
Për portierin 35-vjeçar ka ardhur një ofertë nga Nice, aty ku trajneri Lucien Favre dëshiron t’i besojë danezit ruajtjen e kuadratit dhe te Leicester po marrin në konsideratë shitjen, pasi një vit më vonë Schmeichel do të largohet me parametra zero.
Kasper Schmeichel iu bashkua Leicesterit në verën e 2011-ës dhe luajti një rol të jashtëzakonshëm në sezonin 2015-2016, kur “dhelprat” befasuan duke fituar titullin kampion në Premier League, teksa vlen të theksohet se gardiani danez numëron më shumë se 500 ndeshje me klubin.