Manchester United është një nga skuadrat që po interesohet për talentin e Salzburg, Benjamin Sesko.
Sesko po merr vëmendje të madhe ditëve të fundit në merkato, me Man United dhe Newcastle që po tregojnë interesim më të madh.
Lajmin për interesimin e United e ka bërë të ditur edhe Fabrizio Romano, por këtij lajmi i ka reaguar skuadra e Red Bull Salzburg.
“Duam 300 milionë + Bruno”, shkruan skuadra e Salzburg në ‘Twitter’.
Ky duket një çmim absurd, por duket se skuadra e Salzburg ka bërë këtë ‘tweet’ vetëm për humor.
Gjithsesi, tinejxheri i Salzburg vazhdon të jetë në listën e talentëve më premtues në botën e futbollit. Thuhet se vlera e tij shkon deri në 65 milionë euro.